Presidenti i Afrikës së Jugut dënon ‘gjenocidin’ e palestinezëve nga Izraeli në mitingun elektoral

13/01/2024 19:25

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa foli sot në një stadium të mbushur me mbështetës në Mbombela, në verilindje të vendit, në një miting të partisë së tij ANC para zgjedhjeve të këtij viti.

Duke folur para turmave me pankarta ku shprehej mbështetja për popullin në Gaza, Ramaphosa tha se “dënon ashpërsisht masakrën e gjenocidin e popullit të Palestinës”.

Komentet e tij vijnë teksa Gjykata Ndërkombëtare po dëgjon padinë e vendit të tij kundër Izraelit ku pretendohet se operacionet ushtarake në Gaza shkelin Konventën e OKB kundër Gjenocidit.

Ramaphosa vlerësonte sot “progresin” e ngritur nga  rrënojat e aparteidit të 30 viteve më parë, që është bërë nga Partia Kombëtare e Kongresit.

I veshur me ngjyrat elektorale jeshile e të verdha, Ramaphosa nxiti mijëra mbështetës të krahasonin vendin me atë që u trashëgua te Nelson Mandela në 1994.

“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm në 30 vitet e fundit ,” tha ai, edhe pse akuzat e luftës së brendshme politike dhe zhgënjimi i popullatës nga varfëria, kërcënojnë të reduktojnë votat.

Megjithë krizën ekonomike e sondazhet tregojnë se ANC është ende partia më e votuar, për votën që pritet të organizohet në verë.

Ramaphosa u zotua të “rindërtojë ekonominë” në një kohë kur papunësia qëndron në 30 përqind.

FOTO GALERI
1/7
Ramaphosa foli sot në një stadium të mbushur me mbështetës në Mbombela, në verilindje të vendit, në një miting të partisë së tij ANC para zgjedhjeve të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA