Ajo është një nga personazhet më të njohura në Shqipëri, por sot nuk i ka thënë askujt se do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.
Roza Lati dhe nëna e saj, Rita Lati kanë qenë gjithmonë të pandashme, por duket se këtë herë Roza ka vendosur të sfidojë veten, duke hyrë në BBVIP. Teksa Rita nuk e di për këtë vendim, ajo mendon se Roza ndodhet në Itali.
“I bukur i dheut? U të vdes unë për ty. O Ledion është në Itali Roza, apo më mashtroni ju mua. Po më mashtroni më duket. Unë nuk jam për aty, unë vdes për këto, jam e sëmurë për këto, rri deri në orën 2 të natës. Jemi ne personazhet e përditshme, lumturohem, qesh shumë kur i shoh. Për Luizin kam pirë ilaçe, problem ëhstë që unë dua humor aty, dua të qesh por aty nuk ka dhe prandaj nuk vi dot.
Roza ndodhet në Itali, ka hedhur lekë tek ‘Fontana di trevi’. E ke për Rozën? Unë nuk e përballoj dot Rozën aty, më pëlqen shumë por nuk e përballoj dot. Çpo bën me mua o ma. Jo jo mos më thuaj”– tha ajo, teksa nuk e dinte se Roza ndodhej në studion e BBVIP.
“O e vogla ime, e vogla imeee. Ma, tani…”– iu drejtua Roza nga studio.
“Po pse me kostum burrash me mami?”- tha Rita.
“Përderisa BBVIP e kanë fituar vetëm burra thashë po vishem si burrë. Kur ta kam thënë se ke pranuar, por dhe e ke vënë re se unë nuk bëja asgjë tjetër, nuk jam marrë me asgjë”– tha Roza.
“Po ku të merr vesh kjo moj, ku të dëgjon ajo, ajo bën atë që unë i them jo”- tha Rita.
“Jam e lumtur që nuk shau. E vogla imë të kam shkruar një letër, gjithçka, çfarë duhet të bësh me qentë, me lulet e mija. I ke aty të gjitha”– tha Roza.
“O ma kam merak se do thuash gjëra që nuk duhet t’i thuash. Rozën nuk e kam bërë unë, nuk është vajza ime sepse është e pastër, thotë gjithçka i vjen, unë dua që Roza mos bjerë pre e presioneve që mami pastaj të mburet. Unë i jap bekimin tim, i kërkoj falje për gjithçka dhe i uroj suksese.”– tha Rita në fund, teksa Roza iu drejtua shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Top Channel