Me sëpata dhe thika, tre palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite! Nisën një sulm në një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor

13/01/2024 08:13

Ushtarët izraelitë vranë tre militantë palestinezë që filluan një sulm ndaj një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan Forcat e Armatosura izraelite (IDF) të premten vonë.

Tre palestinezët hapën zjarr ndaj ushtarëve që patrullonin vendbanimin hebre Adora dhe forcat e sigurisë iu përgjigjën zjarrit, sipas të njëjtit burim. Sulmuesit kishin gjithashtu sëpata, thika dhe mjete ndezëse, thuhet në të njëjtën deklaratë.

Një 34-vjeçar izraelit mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Përgjegjësinë për sulmin në vendbanimin hebre e mori Brigada Khalil al-Rahman, një degë e Brigadave të Dëshmorëve Al-Aksa. Brigadat e Martirëve Al-Aksa konsiderohen të afërta me Fatahun, fraksionin e presidentit të Autoritetit Palestinez që dominon Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë që merr përgjegjësinë për sulmin, Brigada Khalil al-Rahman kërcënoi me sulme të mëtejshme kundër vendbanimeve hebraike.

Tensionet në Bregun Perëndimor të pushtuar janë përshkallëzuar që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Top Channel