Kim Jong-un pajton bukuroshen ruse të Instagram për të joshur turistët dimërorë në Korenë e Veriut (fotot)

13/01/2024 15:53

Diktatori komunist koreano-verior ka pajtuar një modele të njohur të rrjetit për të promovuar një rezort të dyshimtë skish në vendin e tij, që po shfaqet në postimet e bukuroshes në Instagram.

Zhvillimi i çuditshëm vjen në një kohë ndalimi të rrjeteve sociale në Korenë e Veriut, edhe pse autoritari Kim njihet për ndryshime të shpeshta të humorit dhe politikave.

Rusja joshëse e njohur si Viktoria, është përballur me kritika të shumta që kur ka shkuar për pushime të gjata në vendin e izoluar komunist, sipas mediave perëndimore.

Por ajo vijon paraqitjet e rregullta online duke u treguar ndjekësve “se sa po kënaqet në rezortet dimërore të Koresë së Veriut”.

Zhvillimi vjen teksa dhe lideri rus Vladimir Putin ka inkurajuar shtetasit të shkojnë për pushime në Korenë e Veriut, ndoshta si falënderim për ndihmën me armatime për luftën e tij në Ukrainë.

Në postimet e modeles 23-vjeçare shihet rezorti i zbrazur i skive Masikryong ku ajo po merr leksione sportive, teksa flet në gjuhën angleze.

Në promocion nuk shihet asnjë koreano-verior, teksa në Rusi po nisin ofertat e paketave të pushimeve në rezortin e Masikryong.

Në një prej komenteve ndjekësit shkruanin: “Nëse je vendosur vërtet në Korenë e Veriut, nuk do të lejonte njeri të përdorje celularin, funksionoka mirë interneti aty”.

Një tjetër shkruante: “Besoj se je modelja e vetme e rrjetit në Korenë e Veriut.”

Disa rusë trembeshin se promocioni i kuruar e censuruar mire, kishte qëllim t’i stërviste ata të jetonin në një shtet totalitar.

“Rusëve po u mësohet të jetojnë si në Korenë e Veriut, kanë dërguar aty një kazake për të na thënë sa bukur që është”, shkruante një person.

Të tjerë sugjeronin se modelja mund të ishte bija apo gruaja e një diplomati në Penian, pjesë e projektit të “Kremlinit për promovim të Kim”.

Viktoria ka rreth 80,000 ndjekës në platforma të ndryshme dhe besohet se është e martuar.

Paketat turistike për rusët drejt rezortit të skive pritet të nisin muajin që vjen me çmimin 600 euro për pesë ditë.

FOTO GALERI
1/7
Diktatori komunist koreano-verior ka pajtuar një modele të njohur të rrjetit për të promovuar një rezort të dyshimtë skish në vendin e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA