Baritoni Gëzim Myshketa i ftuar në emisionin “Artkand” të Jetona Koçibellit tha se do të rikthehet me disa shfaqje në vendin tonë.
Baritoni i mbi 60 roleve tha se do të performojë në nëntor të 2024 në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit së bashku me Saimir Pirgun.
“Prejardhja ime është e shenjtë dhe jam tepër i nderuar të jem shqiptar dhe të mundohem të çoj Shqipëri kudo nëpër botë. Unë kam në përgatitje shumë projekte interesante, kam pasur një periudhë, du7a të kthehem fiqshëm në Shqipëri për vitin puccinian , dua të kujtioj rolin e Gianni Schicchi, sepse do të vendoset në Teatrin e Operas, është rol që e kam interpretuar mbi 10 vite përpara, kur teatri kishte kondita goxha të vështira pune, kemi bërë një opër me 0 kosto, do të jetë një kënaqësi të rikthehem me këtë rol, por edhe për Toskën që do ta vendosim në fund të vitit në nëntor të 2024 me Saimir Pirgun, do të këndojmë bashkë, do të jetë diçka madhështore. Jemi dy shokë, dy miq dhe unë mezi pres ta ndaj skenën me Saimirin”, tha ai.
Top Channel