Mediat serbe pretendojnë se anëtarët e Agjencisë vendase për Siguri dhe Informacion, BIA, kanë zbuluar dhe shkatërruar një rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë.

Ato citojnë agjencinë e lajmeve Tanjug të pohojë se ka mësuar jozyrtarisht se një person është arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë. Radio televizioni i Vojvodinës thotë se autori kishte vendosur kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të Prishtinës, apo Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës”, dhe ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Serbi, që përbënin interes për shërbimin inteligjent shqiptar.

Mendohet se ky person, sipas të njëjtës media, ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të shërbimeve serbe të sigurisë si dhe për serbet nga Kosova e Metohija, siç thuhet aty, lidhur me urdhrat për angazhimin e tyre gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, gjatë protestave dhe ngritjes se barrikadave. Në disa raste, ai thuhet të ketë filmuar lëvizjet e forcave serbe të sigurisë në zonë e Rashkës.

Qëllimi i personit në fjalë ishte të mblidhte sa më shumë materiale video që të ishte e mundur mbi shënjestrat e përcaktuara, dhe t`i dorëzonte shërbimit sekret të Shqipërisë. Në shkrim pretendon se ai është takuar me përfaqësues të SHISH-it kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, e disa herë edhe në Pejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA