Babë e bir janë arrestuar në fshatin Vukpalaj, në Malësinë e Madhe pasi iu gjetën 26.4 kg kanabis në afërsi të banesës së tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vukpalaj” u bë e mundur vënia në pranga e shtetasit P.D 63 vjeç dhe A.D 35 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA