Temperaturat nën zero, Veliaj: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë, telefononi 112
12/01/2024 22:46
Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Për çdo rast emergjence apo persona në nevojë, Veliaj apelon për të telefonuar në numrin e emergjencës 112.
“Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes🙏!
Për çdo emergjencë🆘 apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Top Channel