Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa këtë të premte.
Ka pasur tubime të rregullta masive në Jemen në mbështetje të palestinezëve dhe Gazës që nga tetori, por sipas BBC, ky është një tubim jashtëzakonisht i madh.
Disa prej tyre duken përmes fotove duke djegur flamujt e SHBA dhe Izraelit.
Kujtojmë se SHBA dhe Britania e Madhe goditën disa objektiva në Jemen gjatë natës në përgjigje të sulmeve të Houthis ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Ata thuhet se kanë shënjestruar pozicionet e Houthi-ve pranë qyteteve të rëndësishme të Hudaydah, Taiz dhe Sanaa.
Huthi sot kontrollon një pjesë të madhe të vendit që dikur ishte territori i njohur si Jemeni i Veriut, një vend më vete deri në vitin 1990.
Kjo përfshin disa qendra kryesore të popullsisë, kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq.
Top Channel