Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që seancën për marrëveshjen e emigratëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.
Në shkresën drejtuar këtij Institucioni dhe që mban firmën e Kryetarit të Grupit, Gazment Bardhi, argumentohet fakti se seanca duhet të jete e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rëndësi të veçantë.
Në dhjetor, Gjykata Kushtetuese, vendosi pezullimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi. Në padinë e tyre ata kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.
Top Channel