Pasi Dallëndyshe Bicit refuzoi të marrë mandatit e Arben Ahmetajn, i cili mungon prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend, KQZ i dorëzoi sot shkresën për mandatin Plaurent Ndrecës.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, KQZ urdhëroi që për marrjen e mandatit të njoftohet Plarent Ndreca, kandidati i radhës në listën e PS-së për zgjedhjet e 2021-shit ku mori 4008 vota.

Pas mbledhjes së KQZ-së, është njoftuar me shkresë Kuvendi, PS, dhe Plarenti për vakancën dhe kandidatit i është kërkuar të sjellë dokumentacionin.

Njoftimi i Ndrecës erdhi pas shpalljes së moszgjedhshmërisë së Dallandyshe Bicit për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Juristi Plarent Ndrecaj konfirmoi për Top Channel se do ta dorëzonte brenda kësaj të premteje formularin e vëtëdeklarimit, duke bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet po sot, për të ligjëruar mandatin e tij.

Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu dogj mandati pas 6 muajve mungesë në Kuvend pa arsye. Ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar pasi SPAK po e heton për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA