Pamje nga vendngjarja

Mjekët e urgjencës e kalojnë jo rrallë pragun e gjykatave, veçanërisht kur është kërkuar ndihmë për humbjen e ndjenjave mbas një vendimi gjyqësor.

Kësaj radhe ata nuk e shpëtuan dot një qytetar, identifikuar si ilia Dani, që qëndroi në hollin e gjykatës në pritje të avokatëve dhe të datës së gjykimit.

68 vjeçari nën akuzë për shkaktim të vetëvrasjes, mbetur në tentativë pësoi atak kardiak, brenda në Gjykatën e Tiranës, në prani të dhjetëra të tjerëve që ishin të paditur, paditës apo palë.

Erdhi të pyeste për orën e gjyqit, por nuk ndihej mirë dhe u ul në stol“, rrëfeu një qytetar.

Procesi ndaj 68 vjeçarit, sipas avokatit, nuk ishte hapur ende në themel. Bashkëjetuesja kishte marrë në vitin 2019 një urdhër mbrojtjeje prej të ndjerit, që në vitet e mëpasshme u hetua për përndjekje dhe në fund u dorëzua për gjykim për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes, bazuar në denoncimin e gruas që tregonte se kishte pirë medikamente nga ankthi I dhunës. Por gjatë kësaj kohe 68 vjeçari nuk pati mundësi të provonte të kundërtën, sepse gjykimi nuk u hap asnjëherë.

“Ne i kemi pritur këto gjëra. Drejtësia e vonuar kështu do të përfundojë. Deri tani, mbi 13 vetë, klientë të mi, kanë vdekur duke pritur gjyqe. Janë 6-7 vite vetëm nga shkalla e parë në Apel. Gjykatat nuk duhet të shtyjnë gjyqet për muaj me radhë. Klienti akuzohej për dhunë në familje, që më pas ndryshoi në shkaktim i vetëvrasjes. Procesi nisi në 2020. Sot kisha për ta takuar në gjykatë, sepse pas tre vitesh u kujtuan t’i ngrenë akuzë”, u shpreh avokati Ndrue Pjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA