Fshehu drogën mes tullave të banesës/ Kush është shqiptari që u arrestua në Greqi, iu sekuestrua 45 kg kokainë e pastër

12/01/2024 18:21

Top Channel ka siguruar foton e shqiptari të arrestuar në Greqi, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër.

Bashkë me kokainën, u sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë, nga departamentit të anti drogës greke në banesën në Koropi të Athinës.

Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga shqiptari, i cili u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative. Shqiptari është Vaska Qirjako Leka, i datëlindjes 1979.

Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që Leka mund të ketë bashkëpunuar.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA