Fisi i fundit kanibal që vrasin dhe hanë ata që ‘zotërohen’ nga demonët

12/01/2024 16:19

Fise të vjetra indigjene në Papua të Indonezisë, të cilat kontaktuan me civilizimin perëndimor vetëm rreth 50 më parë, jetojnë ende në stilin e tyre të lashtë të gjuetisë, kërkimit e mbledhjes së ushqimit ne natyre, dhe në disa raste dhe kanibalizëm.

Për shoqërinë tonë aksidentet, vrasjet apo “vdekjet e pashpjeguara” janë çështje për policinë, mjeksinë ligjore.

Por sipas ligjeve të lashta të popujve Korowai në Papua, Indonesia, vdekjet e pashpjeguara studiohen nga shamanët ose magjistarët e posaçëm fisit, të cilët nganjëherë ofrojnë si zgjidhje për problemin kanibalizmin.

Populli Korowai besojnë se shpirtra të ligë të njohur si “khakhua” jetojnë bashkë me ne dhe nganjëherë marrin kontrollin e trupave të gjallë njerëzorë për të kryer ‘akte djallzore’.

“Populli Korowai i percepton këto shpirtra si kërcënime jo vetëm për individin por për të gjithë komunitetin, dhe ato shpesh i atribuohen një ‘khakhua’,” thuhet në një dokumentar të rrjetit ‘Cultures and Peoples of the World’.

“Si mënyrë për t’u mbrojtur prej tyre ata mund të zgjedhin eliminimin e personit të poseduar. Aktet e kanibalizmit janë simbolike për mirëqenien e komunitetit. Kjo ka vazhduar prej shekujsh, madje deri në vitet 1970-të shkencëtarët që studiuan fisin ishin të bindur se Korowai nuk dinin për ekzistencën e popujve të tjerë përveç vetes së tyre”.

Por tashmë dhe realiteti i Korowai po merr fund teksa bota moderne u afrohet territorit të tyre gjithnjë e më shumë teksa xhungla ku ata kanë banuar prej mijëra vitesh po sheshohet për t’u kthyer në ferma ose gërmuar në miniera.

FOTO GALERI
1/5
Por sipas ligjeve të lashta të popujve Korowai në Papua, Indonesia, vdekjet e pashpjeguara studiohen nga shamanët ose magjistarët e posaçëm fisit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA