Policia në Herzegnov ka identifikuar gjashtë persona nga ky qytet si autorë të sulmit fizik ndaj tre të rinjve shqiptarë që udhëtonin drejt Gjermanisë, përmes Malit të Zi.
Gazeta malazeze Vijesti, referuar burimeve policore thotë se është ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë shtetasve në qytetin e Hercegnovit, pasi dyshohet se janë ata autorët e sulmit fizik ndaj tre shqiptarëve, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.
Po sipas policisë malazeze shkak për dhunën është bërë një incident në komunikacion me shtetasit e Republikës së Shqipërisë, që ndodheshin në një automjet me targa gjermane.
Policia, shkuan Vijesti, arriti të identifikonte gjashtë autoret e dyshuar përmes punës operative në terren, masave të ndërmarra hetimore dhe veprimeve të ndërmarra në bashkëpunim me prokurorinë.
Njërit prej personave të përfshirë në sulm, policia dhe se i gjeti dhe konfiskoi një pistoletë tip “Zastava M57”, që e mbante pa leje, municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një jelek kamuflazhi.
Top Channel