45 kg kokainë e pastër, një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë janë sekuestruar nga departamenti i anti drogës greke në një banesë në Koropi të Athinës.

Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga një 45- vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative. Në pranga ka rënë 45-vjeçari shqiptar Vaska Qirjako Leka i datëlindjes 1979.

Policia thotë se po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të 45 vjeçarit Vaska Leka.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA