Ankth nga rritja e ekstremit të djathtë në Europë: BE do bëhet e paqeverisshme

12/01/2024 14:36

Një video e përpara disa ditëve, e cila tregonte me qindra tubues që përsërisnin të sinkronizuar përshëndetjen fashiste në Romë, shkaktoi indinjatë dhe nxiti thirrjet e partive opozitare italiane për shpërbërjen e partive të ekstremit të djathtë.

Tubimi qe mbajtur të dielën përpara ish-selisë së grupit MSI – partia neo-fashiste që u shndërrua pastaj në Fratelli d’Italia, e bashkëthemeluar nga Giorgia Meloni, sot kryeministre e vendit.

Në Poloni, me mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Varshavës për të protestuar kundër qeverisë së re pro-europiane të vendit.

“Nuk e duam Donald Tuskun”, thërrisnin protestuesit duke iu referuar kryeministrit të ri, forca politike e të cilit përmbysi populistët e krahut të djathtë të partisë “Ligj dhe Drejtësi”, PiS, në zgjedhjet e tetorit.

Zemërimin e turmës e nxiti arrestime i dy eksponentëve të spitakur të PiS-së brenda pallatit presidencial nën akuzat e korrupsionit. Ekstremi i djathtë ka shënuar rritje dhe në Suedi, ku democrat suedezë u bënë për herë të parë pjesë e bllokut qeveritar, duke siguruar kështu mundësinë e formëzimit të politikave të vendit.

Fitore, e djathta ekstreme ka korrur edhe në Finlandë e Greqi, ndërsa në Gjermani, AfD-ja shkoi edhe një hap më tej deportimin e miliona njerëzve nëse një dite merr pushtetin, përfshirë këtu dhe nga ata me pasaporta gjermane. Ky plan paraqitej si “koncept strategjik për ta kthyer vendin në një kurs të shëndetshëm dhe normal”.

E gjithë kjo, po përcillet me shqetësim në Bruksel. Liberalët japin alarmin se nëse ekstremi i djathtë arrin rezultate të mira në zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor, sic profetizojnë sondazhet e opinionit dhe votimet e nëntorit në Holandë, atë BE-ja, thonë ata do të bëhet e paqeverisshme.

Dhe në fakt parti si Fronti Nacional i Marine le Penit në Francë dhe Liga e Matteo Salvinit në Itali pritet të avancojnë në zgjedhjet e qershori,t me zotimet për të ashpërsuar qasjen e bllokut ndaj emigracionit dhe për zbutjen e politikave të klimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA