ARRSH ka nisur procedurat zyrtare për ndërtimin e ByPassit të Elbasanit.
Tashmë i është hapur drita jeshile investimit, i cili do të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes ndërkombëtare.
Duke qenë se një fluks prej më shumë se 10 mijë mjetesh i duhet të kalonte çdo ditë në mes të qytetit të Elbasanit, ARRSH vendosi të shmangë qytetin dhe të ndërtojë një rrugë me standarde, të cilat përballojnë këtë trafik.
Bypass i Elbasanit do të nisë në zonën ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan dhe do të mbaroje në dalje të Elbasanit, në pjesën lindore, ku do të bashkohet me rrugën Elbasan-Prrenjas, e cila gjithashtu po i nënshtrohet një tjetër investimi për zgjerimin e saj.
Në studimin e saj për gjurmën e By passit, ARRSH ka marrë parasysh Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë së Elbasanit. Rruga e re do të ketë dy korsi, me gjerësi 3.75 metra secila, ku gjithashtu është parashikuar edhe korsia e emergjencës.
Top Channel