Të gjithë mund të numërojnë pemët por a mund të gjeni zebrën e fshehur mes gjirafave në 10 sekonda? (fotot)

11/01/2024 21:47

Një iluzion i ri optik i ka lënë dhe më të fiksuarit ‘duke kruar kokën’ për përgjigjen.

Krijuesit thonë se ata me mendje e sy më të mprehtë mund të zbulojnë një zebër të fshehur mes gjirafave, por kafsha ‘e huaj’ duhet gjetur brenda 10 sekondave.

Megjithëse mund të duket si një imazh i zakonshëm, detyra nuk është e lehtë pasi shumica e personave kërkojnë deri në 1 minutë për të gjetur “të infiltruarin”.

Vetëm 16 përqind e njerëzve arrinin ta gjenin brenda 30 sekondave dhe një numër i vogël akoma më shpejt, shkruan rrjeti TheSun.

Iluzioni vështirësohet paksa nga ngjyrat e shumta të imazhit dhe masën e figurave bardhë e zi të vendosura pranë njëra-tjetrës, por nga ana tjetër kjo është dhe kamuflazhi kafshës që nuk duhet të jetë aty.

Nëse nuk e keni zgjidhur ende përgjigjen do ta gjeni më poshtë në fotogaleri, dhe nëse dëshironi të tjera sfida vëmendjeje e inteligjence, mundohuni të gjeni bretkosën në imazhin e mbushur me gjethe.

Më tej tentoni të gjeni dhe majmunin e fshehur në kafazin e gjirafës …

FOTO GALERI
1/5
Pergjigja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA