SPAK ka nisur gjykimin në mungesë për Jemin Sherën, i akuzuar për akuzën e vrasjes në bashkëpunim, ndaj Behar Sofisë.
Ata e kanë ndjekur Behar Sofinë për gjashtë muaj, deri në momentin e ekzekutimit, tha Prokurorja e SPAK, Doloeza Musabelliu. Jemin Shera ishte organizatori për të vrarë Behar Sofinë dhe personi që ka marrë porosinë.
SPAK kërkoi 16 dëshmitarë dhe pyetjen e të bashkëpandehurve Bujar Zeza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti. SPAK solli tre akt ekspertime të reja, si dhe 168 prova shkresore. Në datë 26 janar ora 12:00, do vijnë pesë dëshmitarët e parë.
Behar Sofia u vra në 25 shkurt 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë. Gjykata relatori se Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia.
Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr, nuk ka pasur asnjë person, tha gjykata.
Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesive, se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.
Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar, dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.
Top Channel