“Në politikën tradicionale gjuetinë e shtrigave të qeverisë e bën opozita”, Zheji: Këtë mandat opozitën e vërtetë e ka bërë…

11/01/2024 21:12

Analisti Artur Zheji i ftuar këtë të enjte në emisionin “Top Story” tha se opozitën e vërtetë këtë mandat të qeverisë e ka bërë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas Zhejit, sa vjen e po shkohet drejt një profili teknik të ministrave, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar pothuajse 70% të kabinetit.


Zheji:
Në politikën tradicionale gjuetinë e shtrigave të qeverisë e bën opozita shigjeton ministra për një abuzim, udhëtime të shtrenjta, nivele jashtë xhepit, pasuri të fshehura, në këtë mandat që përveç inceneratorëve opozitën e vërtetë e ka bërë SPAK, në këtë qeveri, intuita e Ramës është t’i largojë nga posti para se të shkojë SPAK e t’i marrë. Ai një nga një ka ndërruar 70% të kabinetit, nga ministri i Jashtëm, i Brendshëm, ka dy gjëra, mendon që peshën më të madhe e mban ai, bën eksperimente me ministra, jo diplomatë karriere. Djalë i mirë, por ministri i jashtëm ësstë një valencë e madhe politike. Edhe këtë zonjën e re e prezanton shumë të mirë, por sa vjen e po shkojmë në një profil teknik të ministrave. Në këtë mishël algroritmin e ndërton por e menaxhon vetëm Rama. Gent Caka siç hyri doli, asnjë gjë gjeniale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA