“Na argëtoi qerratai”/ Gjekmarkaj ironizon keq Bashën: E kërkonim te njerëzit e humbur dhe ja… Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys

11/01/2024 19:30

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj me nota të holla ironie, e ka konsideruar si tepër argëtuese daljen publike për herë të parë pas shumë kohësh të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E kërkonim në emisionet për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq”- shkruan Gjekmarkaj, ndërsa i ndalur te komentet e Bashës për situatën politike në vend me ndryshimet për Kodin Zgjedhor, arrestimin e Berishës apo kryeministrin Rama, si momente përmes të cilave “të gjallët i vdiq dhe të vdekurit i ktheu përmbys”.

“Një konference shtypi me një protagonist që per një çast na shkeputi nga realiteti. Na argetoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisonet televizive per njerzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bente grimasa, merzitej, qeshte prape. Nuk thoshte asgje në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte  shpesh. Të gjallet i vdiq , te vdekurit i ktheu permbys.Te dhimsej në vetëposhtrimin e tij si sherbetor i marrë peng nga ambicja e tij per të mbetur dikush kur gjithmone ka qënë askush. Shaka e fatit qe kerkon reflektim te thelle që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet per mungesen e cilesive ! E kunderta do na e kishte shmangur  kete keqardhje per një investim të rreme që kemi bere në shumë vite. I la të zhgenjyer të gjithë ! Ata që po e perdorin per cilesinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin  një vrasje ndergjegjeje apo pak ndjenjë turpi per kohen , mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotesinë e tij gjenetike!Nje gje ra ne sy  qe nuk kishte ndryshuar paaftesia per tu skuqur apo zverdhur!”- shkruan Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA