Zv. ministri i Jashtëm, Besard Kadia është përplasur me analistin Arjan Curri këtë të enjte në emisionin “Top Story”.
Ndërsa Kadia tha se publiku nuk duhet të përfshihet emocionalisht me ministrat e kabinetit, Curri iu kthye duke theksuar se qytetarët duan intrigë.
Kadia: Ose do të merremi në formën që Curri bëri tek pjesa emocionale, se si janë dinamikat e pushtetit, për mua publiku nuk ka pse të ketë lidhje emocionale me ministra.
Curri: Publiku intrigën do. Publiku do të dijë pse ju nuk po promovoheni. Ka lidhje sepse edhe ti ke armiqtë aty brenda.
Kadia: Unë nuk kam armiq.
Curri: S’i konsideroni ju armiq, por ndërkohë që ka armiq politikë, jo armiq që duan të të heqin qafe mo .Armiq që tremben nga promovimi juaj.
Kadia: Edhe ju keni armiq gazetarë.
Curri: Unë kam dhe jo vetëm.
Top Channel