“Kushdo që ka opinion të vijë në komision”, Klosi në Top Story: Nuk mundemi ta miratojmë kodin vetë, jemi të gatshëm të…

11/01/2024 22:48

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se maxhoranca është e gatshme të negociojë për miratimin e Kodit Zgjedhor.

Ndërsa theksoi se ka mbetur shumë pak kohë, ai u bëri thirrje partive që të përgatisin propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

Klosi u shpreh se komisioni është i hapur të mirëpresë  çdo opinion, ndërsa theksoi se në fund do të jetë vota e parlamentit që do të vendosë.

Klosi: 6 muaj nga dita e zgjedhjeve, nuk mund të presim. Do ta mbledhim komisionin me të gjithë ata që duan të marrin pjesë. Padyshim mund të ndryshojë, nuk është thelbi ky i politikës shqiptare. Komisioni qëkur është ndërtuar ka qenë në 2001, ka një histori 20 e ca vjeçare. Duhet që të gjitha palët të ndihen mirë. Kushdo që të ketë opinion të vijë në  komision të dakordësohet nëse është e mundur, do të jetë vota e parlamentit, nuk ka asnjë efekt veçse negocius. Vota e komisionit nuk ka asnjë vlerë. Partitë duhet të përgatisin propozimet e tyre. Vetëm 4-5 muaj kanë ngelur.

Historia e sesionit të kaluar ku PD u tërhoq, pati disa të tjerë që u futën, ata shprehën opinionet e tyre, mos harrojmë që hapja e listave, duke dakordësuar me ta u vërtetua hapja e listave, nuk është e thënë që të jetë një nga grupimet që të paraqesë propozim, kanë mundësinë e negociatës, nuk ka darkodësi se me kë të negociojmë. Kjo është detyra jonë, nëpërmjet mundësisë që kemi. Ky sistem proporciues, ka pasur situata të caktuara që kanë sjellë ndryshime të caktuara, ka një lidhje të deputetëve. Nuk jemi të mundur me 74 mandate ta miratojë kodin vetë, jemi të gatshëm për të negociuar. Amnistia penale e cila është gjynah që nuk gjendet një dakordësi, do të ishte mirë të realizohej para viti të ri, kësaj radhe s’kishte mundësi të binin dakord se ishin se karrige të përmbysura. Në rast se do të ketë qetësim të situatës, të kemi mundësi të votojmë aministinë. Kanë ngelur vetëm 4 muaj të miratohet Kodi elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA