Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare, nën hetim një 18-vjeçar nga Voskopi

11/01/2024 14:06
Foto Ilustruese

Një 18-vjeçar është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare në Voskop të Korçës.

Dyshohet se në muajin tetor të vitit 2023 18-vjeçari F.L ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 15-vjeçaren.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA