Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të mundësohet sa më parë vota e emigrantëve

11/01/2024 19:35

Kongresmeni amerikan Jim Himes i ka dërguar një letër ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.

Informacionin e ka publikuar Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ku bashkëpresidenti i kësaj lëvizje ka zhvilluar një takim me kongresmenin për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.

Postimi i plotë:

Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës! Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!
Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.
Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.
Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA