Një francez është gjetur pa jetë në ambientet e banesës së tij në Vlorë.

Shtetasi francez është 55 vjeç dhe banonte në katin e 5-të të pallatit, në lagjen Rilindja të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë, mendohet se viktima kishte rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa në njoftimin zyrtar, thuhet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez G. B., 56 vjeç”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

56-vjeçari është gjetur në banesë nga pronari i saj, i cili ka mbërritur nga Tirana, pasi viktima nuk i ishte përgjigjur në telefon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA