Hebrejtë e sinagogës së Brooklyn kishin pajtuar ‘meksikanë’ për të gërmuar tunelet sekrete

11/01/2024 21:33

Një tunel sekret 25 metra i gjatë nën sinagogën Chabad-Lubavitch në New York që u bë fokusi i mediave kësaj jave mësohet se ishte ndërtuar nga ‘emigrantë meksikanë’ të pajtuar nga besimtarët e grupit radikal hebre.

Mbyllja me forcë e tuneleve të pasigurta të sinagogës së Brooklyn solli përplasje mes besimtarëve dhe policisë si dhe të habi në publik për arsyet apo qëllimet e fshehtësisë së kultit.

Mediat vendase thonin se fillimisht gërmimi i tunelit të frikshëm kishte nisur nga gjashtë anëtarë të lëvizjes së fuqishme Chabad-Lubavitch Hasidic, që “fshehtësisht gërmonin duke nxjerrë dheun në xhepat e tyre” për të mbajtur të fshehta punimet nga publiku.

“Ata gërmonin dhe merrnin dheun në xhepat e tyre”, tha për mediat Eitan Kalmowitz një iri anëtar i lëvizjes hebreje Lubavitcher.

Sipas tij të rinjtë rekrutuan një grup emigrantësh që i quanin “meksikanë” të cilët qëndruan në një ndërtesë për tre javë deri në përfundimin e punës.

“Ishte një operacion i fshehtë, ata hanin dhe flinin aty,” tha Kalmowitz për të përditshmen vendase ThePost.

Por tuneli nuk ishte i përforcuar e i sigurtë prandaj i ka lënë të paqëndrueshme dy ndërtesat pranë tij.

Inspektorët e New York City zbuluan se ai nuk kishte leje dhe njoftuan mbylljen e betonizimin e tij.

Kjo solli përplasjen e të hënës mbrëma me policinë në sinagogën e njohur.

Video nga vendngjarja tregonin me herët besimtarët që godisnin e vandalizonin makineritë e ndërtimit, të cilat kishin nisur të pomponin betonin nëpër tunele.

Të tjerë shiheshin që hynin e dilnin nga kalimet e nëndheshme duke tentuar të ndalonin prishjen e tyre.

Grupi u konfrontua me policinë, teksa pamjet kishin marrë miliona klikime e komente në rrjet.

Në një tjetër video virale ne rrjet, një besimtar i ri hebre del jashtë vjedhurazi nga kalimi i nëndheshëm e më pas largohet me vrap.

FOTO GALERI
1/3
Një tunel sekret 25 metra i gjatë nën sinagogën Chabad-Lubavitch në New York që u bë fokusi i mediave kësaj jave mësohet se ishte ndërtuar nga ‘emigrantë meksikanë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA