Trupi i burrit që vdiq në burgun e Alabama i kthehet familjarëve pa organe

11/01/2024 17:46

Rasti i dytë i kohëve të fundit me akuza për mungesë të pjesëve trupore në burgu e Alabama, përfshin dhe një burrë që nuk kishte trurin e tij.

Një i burgosur që ndërroi jetë në burgun e Alabama, SHBA raportohet se i ishte kthyer familjes së tij pa disa organe, mes të cilave dhe trurin.

Lajmi i vrazhdë i publikuar kësaj jave është rasti i dytë me akuza të heqjes së pjesëve trupore të njerëzve në burgjet e Alabama. Sistemi amerikan i burgjeve është kritikuar gjerësisht për trajtim të keq të të burgosurve.

I burgosuri Charles Edward Singleton, ka ndërruar jetë në nëntor 2021, raportonte rrjeti lokal ABC 33/40 në Birmingham. Pas vdekjes së tij departamenti patologjisë së Universitetit të Alabama kryen autopsinë në trupin e tij, tha një anëtar i familjes për mediat.

Familja kishte kërkuar kthimin e trupit të Singleton, në shtëpinë e funeralit të Pell City, rreth dy orë larg. Por drejtori i shtëpisë së funeralit i kishte thënë familjarëve se nuk mund të përgatiste trupin për t’u shikuar nga të afërmit pasi ishte një gjendje të dukshme dekompozimi, si dhe se kishte “mungesa të theksuara të lëkurës”.

Familjarët u informuan më tej se trupi i Singleton nuk kishte organe madje se ishte hequr edhe truri, sipas të dhënave gjyqësore nga rrjeti ABC 33/40. Familja ishte informuar se organet e të ndjerit “ishin vendosur në qese dhe rivendosur brenda trupit pas autopsisë”, shkruajnë mediat.

Familja e Singleton kishte kërkuar kthimin e organeve nga Universiteti i Alabama por ata nuk e bënë kurrë, thonë dokumentet e gjykatës.

Në një deklaratë Universiteti i Alabama tha: “Nuk komentojmë për debatin në vijim, por ne i kryejmë autopsitë me pranim dhe autorizim sipas procedurës, nga staf i kualifikuar dhe doktorë të çertifikuar nga Bordi Amerikan i Patologjisë”.

Rrjeti ‘The Guardian’ kontaktoi për komente dhe zyrtarët e burgut, por pa përgjigje.

Në rastin tjetër të vdekjes së 43-vjeçarit Brandon Clay Dotson, i cili vdiq i burgosur në nëntor, familjarët nuk arrijnë të gjejnë dot zemrën e tij.

Nënës së Dotson iu deshën pesë ditë për të marrë trupin e të birit pas vdekjes. Kur ai iu kthye nga gërvishtje në kurriz e qafë dhe enjtje në kokë, shkruante rrjeti Fox News.

Padia thotë se zemra e Dotson mungonte nga kraharori për qëllime të papërshtatshme, siç janë objektet e studimit të Universitetit të Alabama dhe shkollës së mjekësisë Heersink School of Medicine.

FOTO GALERI
1/3
Lajmi i vrazhdë i publikuar kësaj jave është rasti i dytë me akuza të heqjes së pjesëve trupore të njerëzve në burgjet e Alabama.

Top Channel