Basha propozon ndryshimin e sistemit zgjedhor: Shqipëria, një zonë elektorale! Vota e emigrantëve, propozim që u jep fund pengesave

11/01/2024 17:24

Basha: PD ka shpalosur prioritet duke depozituar disa projektligje. Pas depozitimit të paketës tonë për reformën zgjedhore, kemi pasur premtime për mbledhjen e komisionit të reformës. Dje dëgjuam kryeministrin që iu rikthye lojës së vjetër me reformën. Ka një komision bipartizan për reformën. Opozita është e përfaqësuar plotësisht. Ne mbetemi të hapur për plotësime rreth paketës tonë të propozimeve, por ne besojmë se paketa jonë adreson në mënyrë shteruese problemeve me reformën zgjedhore. Shqipëria një zonë vendore sjell barazinë e votës. Vota e emigrantëve është një propozim që i jep fund pengesave për të mundësuar votën e emigrantëve. Thirrja ime në emër të PD është që të nisë menjëherë puna në komision e reformës zgjedhore. PS të lerë mënjanë çdo alibi e ti japim shqiptarëve një reformë zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA