A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin
Gjykatësi që mbikëqyr një gjyq për mashtrim civil prej 370 milionë dollarësh kundër Donald Trump në Manhattan, mori një kërcënim me bombë në shtëpinë e tij pak orë para seancës për argumentet përfundimtare që ishin planifikuar të jepeshin mëngjesin e kësaj të enjte.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Manhatanit, Arthur Engoron – i cili po vendos gjyqin pa juri – mori një kërcënim në shtëpinë e tij në kontenë Nassau të enjten në mëngjes, konfirmuan zyrtarët e Zyrës së Administratës së Gjykatës.
Gjyqi ende pritet të vazhdojë, por tani ka të ngjarë të fillojë më vonë se ora 10:00 që ishte planifikuar fillimisht, tha OCA.
“Ne do të shtojmë nivele shtesë sigurie për shkak të shqetësimit për sigurinë e gjykatësit Engoron,” tha Baker për The Post. “Në këtë moment ne presim që procedurat të shkojnë përpara siç është planifikuar.”

Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau konfirmoi se policët iu përgjigjën një kërcënimi fals që iu bë Policisë, i cili u pasua nga një reagim i menjëhershëm i autoriteteve në një shtëpinë Great Neck rreth orës 5:30 të mëngjesit.
Autoritetet, megjithatë, nuk dhanë detaje nëse shtëpia ishte e gjyqtarit. Avokatët e Trump i kishin kërkuar Engoron që të vononte seancën për argumentet mbyllëse pas vdekjes së të martës së Amalija Knavs, vjehrra e ish-presidentit dhe nëna e gruas Melania Trump.
Engoron e mohoi kërkesën duke thënë se do të shkaktonte shumë përçarje për stafin e gjykatës, por ai i ofroi ngushëllime manjatit të pasurive të paluajtshme.
Kërcënimi i gjyqtarit erdhi pasi ish-presidenti sulmoi edhe më herët në rrjetet sociale gjyqtarin, i cili e ndaloi të fliste sot për shkak se nuk pranonte disa kushte, përfshirë atë të abstenimit nga një “fjalim i fushatës elektorale”. Ish-presidenti Trump u shpreh në “Truth Social” të mërkurën se do të ishte në gjykatën e Manhatan-it për seancën të enjten në mëngjes. Ai akuzoi gjyqtarin Engoron se së bashku me Prokuroren e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, “po punojnë për të ma futur mua”. Vendimi për Trump, pritet të jepet sot.

Top Channel