A ndjeni përgjegjësi për dëmtimin e PD? Basha: Një burrë shteti s’mund të bjerë në emocione të tilla, fajin më të madh….

11/01/2024 17:55

Basha: Rithemelimi dihet që është i izoluar dhe dihet arsyeja e izolimit, kontaktet e mia janë në nivelet më të larta të presidenti Biden dhe nivelet më të larta.  E kam dëgjuar këtë tezë, është një tezë që qarkullon nga një i tretë pasi nuk njeh, por shenjën e barazimit, Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka pasur arsyet e tij, çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë, me thënë të drejtën fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht që ka përgjegjësi, një burrë shteti nuk mund të bjerë në emocione të tilla, fajin më të madh e kanë ata, bënë sikur shkuan tek Berisha sepse u digjte barku për të, që s’kanë lënë gjë pa i thënë. Ne e dimë se s’kanë shkuar për Berishën as për demokrati  kanë shkuar për veten e tyre, se ai stan kishte bylmet më të mirë, sa kam punuar me Berishën s kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur trashëgiminë  e tij politike, peng mirënjohja ndaj tij dhe nevojës për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve, po të mendoja për veten time s’do të kishte parti demokratike, e gjitha e pashpresë dhe e tretuar siç është tretur rithemelimi. Kujtdo që bën llogari personale i kujtoj këtyre që bënë llogari personale dhe sot janë zhytur në sindromën e bixhozçiut.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA