Uji në shishe përmban mijëra copa mikro e nano-plastike që mund të jenë toksike, thonë studiuesit

10/01/2024 21:53

Shkencëtarët në SHBA thonë se kanë zbuluar dhjeta mijëra pjesëza toksike që fshihen brenda ujit në shishe pasi studiuan tre marka kryesore në shitje.

Studiuesit e universiteteve Columbia e Rutgers publikuan zbulimet e vrazhda në revistën shkencore ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’ të hënën (8 janar), pasi studiuan mostrat nga tre marka të njohura uji, të blera në një supermarket Walmart.

Ata dyshonin prej kohësh se copëza mikroplastikash fshihen në ujin në shishe pasi kjo është treguar dhe nga studime të mëparshme, pa mundur të shpjegojnë saktesisht arsyet.

Mikroplastikat janë të rangut të madhësisë nga 5 milimetra në një mikron.

Një mikron është një e milionta e milimetrit, shkruan rrjeti CNN.

Studiuesit identifikuan mikroplastikat toksike me mikroskop me lazer të dyfishtë dhe rezultati i llogaritur ishte nga 110,000 deri në 400,000 mikropjesëza për çdo litër.

Kjo do të thotë që një litër ujë në shishe përmban rreth 240,000 nanoplastika, të cilat me akumulimin e kohës mund te shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, sëmundje të zemrës dhe ato degjenerative të trurit.

Grupet nuk tregonin emrat e firmave të ujti të studiuar por rezultatet janë çuditërisht të njëjtë për gjithë prodhuesit. Kimisti Naixin Qian, drejtues i studimit tha se plastika mund të vijë nga vetë shishja ose nga ambjenti i jashtëm.

Studime të mëparshme kanë treguar kontaminim të gjerë të natyrës me mikroplastika që depërtojnë me pas te njeriut nga ajri që thithim, pijet dhe ushqimi.

Trupi i njeriut punon gjithë kohës për t’i pastruar ato por shumë mbeten aty dhe akumulohen.

Studiuesit shtonin në raport: “Nanoplastikat besohet se janë shumë më toksike kur janë në përmasa të vogla në krahasim me mikroplastikat, pasi depërtojnë në të gjithë trupin e njeriut”.

Por sipas tyre më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar dëmin e saktë që mund të shkaktojnë”.

FOTO GALERI
1/2
Ata dyshonin prej kohësh se copëza mikroplastikash fshihen në ujin në shishe pasi kjo është treguar dhe nga studime të mëparshme, pa mundur të shpjegojnë saktesisht arsyet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA