“Sherri në parlament nuk zgjidh gjë”/ Soko i ashpër me Sulën: Nëse doni Komisione, drejtojuni gjykatës

10/01/2024 22:56

Analisti Pano Soko ka deklaruar se zënkat dhe kaosi parlamentar nuk i siguron opozitës Komisionet hetimore.

I ftuar në “Top Story”, Soko tha se nëse Sula dhe kolegët e tij demokratë dëshirojnë komisionet hetimore, duhet ti drejtohen gjykatës.

Soko: Të zënët në Parlament nuk të zgjidh gjë. Hajde zihemi ne, i hedhim karriget nga dritarja a zgjidh gjë? A i marrim komisionet mbrapa? Jo. Kush na zgjidh gjë është gjykata. Hajde ti drejtohemi gjykatës. Nëse Dashi dhe kolegët e tij duan komisione hetimore, gjykata është e vetmja zgjidhje.

Dashi: Për çfarë ti drejtohemi gjykatës, çfarë do të zgjidh gjykata?

Ndreca: Komisonet hetimore i ka në dorë edhe mazhoranca, nuk janë vetëm për opozitën… Ne nuk jemi kundër komisioneve hetimore, por ne jemi kundër kthimit të tyre në teatër. Komisionet Hetimore nuk janë qëllime në vetvete, ju keni parë se sa serioze dhe profesionale janë Komisionet në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA