Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025
Avokati Plarent Ndreca dhe deputeti Dashnor Sula janë përfshirë në një debat këtë të mërkurë në emisionin “Top Story”.
Ndërsa Sula thotë se janë shteruar argumentet në Gjykatën Kushtetuese, Ndreca i kthehet se ky institucion e thotë qartë që nuk mund të ngrihet çdolloj komisioni.
Ndreca: Jo vetëm që s’po e bëjnë po tentojnë ta hedhin parlamentin në rrugë, tenton ta zhbëjë mandatin dhe ta kthejë në institucion rruge. Akoma nuk po shoh goditje në Gjykatën Kushtetuese, ne jemi shtet i së drejtës.
Sula: Janë shteruar argumentet në Gjykatën Kushtetuese prej 20 vitesh, kemi vendim të gjykatës 2003, 2007, 2014, në kohën kur PS ka qenë opozitë.
Ndreca: Gjykata Kushtetuese e thotë shumë qartë që nuk mund të ngresh çdo lloj komisioni, si instrument i pushteteve të tjera dhe qeverisë, të bësh komision se sa avionë kalojnë në territorin e Shqipërisë. Po të shohësh kërkesat për ngritjen e komisioneve i gjithë argumenti është copy paste, një lukuni kërkesash për ta vënë në siklet maxhorancën që ta përdorë.
Top Channel