Një çështje e mbetur pezull për shumë muaj, por që së shpejti mund të ketë disa lëvizje në kërkesën e Suedisë për t’ju bashkuar NATO-s.
Kryetari i grupit parlamentar të AK, partisë në pushtet të Turqisë tha se aplikimi i Stokholmit për anëtarësim në Aleancë mund të vihet në rendin e ditës për debat “në javët e ardhshme”.
Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk miratoi ofertën muajin e kaluar, duke shënuar hapin e parë të procesit të ratifikimit, megjithëse nevojitet miratimi i plotë parlamentar. Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO në maj 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, së bashku me Finlandën.
Edhe pse Finlanda iu bashkua aleancës në prill 2023, aplikimi i Stokholmit u ndalua nga Turqia dhe Hungaria, të cilat fillimisht refuzuan ta mbështesin atë.
Top Channel