Nisin ditët e ftohta/ Temperaturat zbresin nën zero dhe shtohen virozat në Korçë

10/01/2024 16:34

Shtohet numri i të prekurve nga virozat në Korçë. Çdo ditë pranë Sherbimit të urgjencës në spiralin e Korçës drejtohen rreth 50 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore  një shifer më e lartë krahasuar me mesataren ditore të periudhave normale. 

Sipas mjekëve rastet nuk paraqesin komplikacione të rënda dhe pjesa më e madhe pas marrjes së shërbimit ditor trajtohen në shtëpi por për disa nga pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese ka pasur nevojë për shtrim spitalor.

Krahas të rriturve edhe tek pediatria vihen re raste të shtuara të fëmijëve të prekur nga virozat ndërkohë që mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë vendet me shumë njerëz dhe ambientet e mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA