Nëna e ish-Zonjës së Parë Melania Trump, Amalija Knavs, vdes në moshën 78 vjeçare

10/01/2024 17:17

Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA, Amalija Knavs, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

“Me trishtim të madh njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ndërroi jetë,” shkruante Trump në rrjetin X.

“Amalija Knavs ishte një grua e fortë që mbahej me hijeshi e dinjitet. Ajo ishte e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj, bijave nipit dhe dhëndrit. Ne do të na marrë malli sa s’thuhet dhe do të vijojmë të nderojmë trashëgiminë e saj.”

Melania Trump nuk tregonte shkakun e vdekjes, por Knavs kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh.

Ish-presidenti Donald Trump kujtonte vjehrrën e tij me një postim në rrjetet sociale dje mbrëma.

“Është një kohë e trishtë për familjen Trump, nëna e mirë dhe e bukur e Melanias, Amalija, ka shkuar në qiell. Ajo ishte një grua e pabesueshme dhe ne do të na marrë malli shumë!”

Melania Trump nuk kishte dalë në foton familjare të Krishtlindjeve ku shiheshin vetëm bashkëshorti dhe tre fëmijët me disa familjare te tjerë, sipas saj për të qenë pranë Knavs në spital, thonin burimet muajin e kaluar.

Ndërsa bashkëshorti i Knavs babai i Melanias,  79 vjeçari Viktor, kishte dalë duke buzëqeshur në foto.

Melania Trump dhe nëna e saj sllovene ishin shumë të afërta sipas ndihmëses Stephanie Winston Wolkoff, e cila më parë hyrinë konflikt me ish-pronaren.

“Melania është kujdesur gjithmonë për prindërit. Unë lutem për Amalija,” thotë gruaja që ka shkruar librin polemik “Melania and Me” mbi ish-familjen presidenciale.

Familja Knavs u bënë qytetarë të SHBA në 2018, dy vjet para se Trump të bëhej president.

‘Green card-at’ që ata morën disa muaj para betimit ngritën dyshime për trajtim të veçantë të familjarëve të presidentit me proces të përshpejtuar bashkimi familjar.

Amalija Knavs kishte punuar më parë në një fabrikë tekstili, ndërsa Viktor ka qenë shitës makinash.

FOTO GALERI
1/5
Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA, Amalija Knavs, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA