“Ndryshimet në qeveri nuk u bënë për…” Rama tregon pse largoi Margaritin: Duhet Inovacioni, Kuvendi kioskë digjitale

10/01/2024 15:04

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku u pyet se përse e largoi Elva nga posti i Ministres së Kulturës. 

“Në fakt unë kam thënë më shumë se një fjalë për këtë dhe ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti e cila ka bërë detyrën e vet, në krye të Ministrisë së Kulturës, por është për të krijuar një strukturë të re për ato arsye që unë kam paraqitur shkurtimisht, që janë shtjelluar pak më gjatë në relacionin që i kam dërguar dhe Presidentit të Republikës dhe që kanë të bëjnë pikërisht me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejtë duke thyer edhe kufijtë tradicionalë në ndërkohën kur ekonomia jonë, sektori po themi institucional, pjesa institucionale që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë sepse janë një sërë sfidash të cilat kërkojnë një vëmendje të veçantë në këtë fazë, në ndërkohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon po ashtu një udhëheqje dhe një orientim të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë përveçse një ministrie ekonomie e cila duhet të orientojë dhe duhet të mbështesë dhe duhet të shoqërojë dhe biznesin në nevojën për inovacion dhe jo vetëm të koordinojë të gjitha institucionet e tjera sepse një nga problematikat më të renda që ne kemi trashëguar nga e shkuara ka qenë  kioskëzimi si një fenomen shumë më i gjerë sesa kioskëzimi material i ngrehinave në territor. 

Ne kemi pasur një qeverisje të kioskëzuar, një shtet të kioskëzuar dhe viktimë shembullore e këtij mentaliteti qeverisës dhe i kësaj kulture të dobët të shtetit është inovacioni. Është investuar në inovacion në sensin që është investuar në digjitalizim më saktë, në vite edhe më parë, modestish, por është investuar mirëpo janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri tjetrin, i cili ka ndërtuar një sistem. Pse Parlamenti i Republikës së Shqipërisë u godit me sukses edhe me lehtësi nga armiqtë tanë kibernetikë? Sepse ishte jashtë sistemit, ishte një kioskë digjitale dhe ne kemi shumë kioska të tilla ende të cilat janë jashtë, po themi sferës së kompetencës së drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv. Ndërkohë që në kushtet edhe të kësaj epoke që e ka sjellë luftën kibernetike si një kërcënim të ri që do të shkojë duke u shtuar e duke u shtuar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA