Inflacioni u rrit sërish në muajin dhjetor duke arritur nivelin 4%.
Të dhënat nga instituti statistikave bëjnë me dije se indeksi që mat çmimet e konsumit ka ardhur me rritje në tre muajt e fundit të vitit.
Mesatarja vjetore e inflacionit në 2023 rezultoi në 4.8% nga 6.7% që ishte një vit më parë, duke qëndruar për të dytin vit radhazi mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Ndërsa, çmimet rekord të naftës ishin burimi kryesor i inflacionit gjatë 2022-it, në vitin që lamë pas, kontributin më të madh e kanë dhënë çmimet e ushqimeve.
Perimet dhe frutat janë ato që kanë qëndruar në rritje dyshifrore me 10 – 30%, ndërsa njohje kanë njohur edhe një sërë grupesh të tjera, ku ndër më kryesoret janë grupi i mobilieve, bar-restoranteve, sektori i argëtimit dhe kulturës nxitur dhe nga konsumi i turistëve.
Ndërkohë, gjatë dhjetorit, ndryshe nga kurba historike, është pasqyruar fenomeni i ngritjes së çmimeve që qytetarët përjetojnë në sezonin e festave. Grupi i qirasë pësoi rritje duke iu bashkëngjitur ushqimeve dhe grupit të mobilieve dhe mirëmbajtjes shtëpiake.
Banka e Shqipërisë rriti në nëntor sërish normën bazë të interesit të lekut me 0.25% për luftuar inflacionin, ndërsa parashikon që treguesi do të vijë në nivelin 3% mesin e këtij viti.
Top Channel