Deputeti demokrat Dashamir Sula është përplasur ashpër me avokatin Plarent Ndreca sa iu përket Komisioneve hetimore.
Për “Top Story”, Ndreca është shprehur kundër kthimit të komisioneve hetimore në teatër, madje sipas tij edhe komisioni hetimor i inceneratorëve që deri tani konsiderohet si më i sukseshmi nga opozita, ishte një dështim total.
Një koment i tillë nuk është pritur mirë nga deputeti demokrat, i cili theksoi se me mesazhin e përçuar avokati është duke e futur opinionin publik në një hulli të madhe dashakeqe, gjë që ai nuk mund ta lejojë.
Ndreca: Ne nuk jemi kundër komisioneve hetimore, por ne jemi kundër kthimit të tyre në teatër. Komisionet Hetimore nuk janë qëllime në vetëvete, ju keni parë se sa serioze dhe profesionale janë Komisionet në SHBA.
Sula: Po patjetër.
Ndreca: Tani unë jam kundër edhe atij Komisonit Hetimor që ti përmende. Atë që ti e konsideron si të suksesshëm në këndvështrimin tim është një dizastër.
Sula: Çfarë? Jo, po prit një sekondë. Këtu unë nuk të lejoj. Ajo që ti po bën është po e fut debatin në një hulli për qëllime dashakeqe.
Ndreca: Dashakeqësi? Ndaj kujt?!
Sula: Shprehjet tuaja janë dashakeqe. Ti s’ke marrë kurrë pjesë në Komisonet hetimore. Ti po e fut të gjithë debatin në një hulli dhe është një dashakeqësi e madhe.
Ndreca: Po mirë mor, më lërë.
Sula: Jo unë nuk të lë sepse je duke e futur opinionin publik në një hulli?
Ndreca: Po mir mo, s’me ke ftuar ti, më ka ftuar ajo që po më lejon ta përfundoj argumentin tim. Ti do të vësh rregull edhe në studio tani sepse nuk po të kuptoj?!
Dashi: Jeni në rregull apo…
Ndreca: Unë kam më shumë respekt profesional për ju sesa ajo që po shfaq kështu që më lini të përfundoj.
Top Channel