Një 31-vjeçar nga Librazhdi ka rënë në prangat e policisë pasi ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje.
Dyshohet se i riu B. B., ka krijuar profile false në rrjetet sociale, ssi dhe e ka përndjekur atë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa po ashtu në Librazhd është nën hetim një 47-vjeçar. Shërbimet e policisë gjetën në banesën e tij një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel