Greqia akuzon korporatat ndërkombëtare për ‘makutëri’, vendos ‘tavan-fitimi’ për qumështin e bebeve

10/01/2024 18:28

Qeveria e qendrës së djathtë e Athinës ka marrë sot në dorë kontrollin e çmimit të qumështit për fëmijë të vegjël, duke akuzuar korporatat multinacionale tregtuese se po vendosnin çmime të larta të pajustifikuara ndaj klientëve te vendit.

Një tavan prej 7% përqind fitim do të hyjë në fuqi prej muajit mars ndaj qumështit të bebeve në Greqi, pas një serie iniciativash të ngjashme mbi disa produkte të tjera bazë gjatë dy viteve të fundit.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis ka akuzuar furnizuesit kryesorë të supermarketeve se po abuzojnë me inflacionin për të përfituar dhe ngritur çmimet më tej.

“Beteja është të zbusim çmimet e larta dhe të vendosim më shumë rregulla kompeticioni në favor të klientit”, tha Mitsotakis në një fjalim televiziv me ministrat.

“Ne do të vijojmë të përdorim politikat derisa lojtaret, veçanërisht multinacionalet të kuptojnë se Greqia nuk është një republikë bananesh dhe se ne nuk do të tolerojmë ‘inflacionin’ e makutërisë së tyre”, shtoi ai.

Inflacioni në vendet që përdorin monedhën euro ka qëndruar në 2.9% në dhjetor, ndërsa në Greqi llogaritej në 3.7%.

Autoritetet kanë vendosur gjoba ndaj disa kompanive ndërkombëtare javët e fundit për shkelje të tavaneve të fitimit të vendosura nga qeveria.

FOTO GALERI
1/2
Kesaj radhe 'tavani i fitimit' qelloi per qumeshtin e bebeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA