Gjykatësi dhe bashkëshortja vriten me armë nga i biri me probleme varësie në SHBA

10/01/2024 21:31

Një gjykatës në pension nga Texas, SHBA dhe bashkëshortja e tij janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre nga i biri i tyre i rritur pasi ai nuk donte të merrte një tabletë për gjumë qe i ofronte e ema.

45 vjeçari Seth Carnes, u arrestua dje për vrasjen e dyfishtë të ish-gjykatësit të Williamson, Alfred “Burt” Carnes dhe të Susan Carnes, të dy 74 vjeç.

Seth Carnes besohet se i tha policëve se nuk mbante mend atë që kishte ndodhur por kishte qëlluar prindërit e tij me një pushkë Remington 870 që mbante në garazhin e shtëpisë së prindërve ku jetonte, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti Fox 7 Austin.

I dyshuari besonte se nëna e tij po tentonte t’i jepte në gojë një tabletë gjumi që ai nuk dëshironte ta merrte.

Kur Carnes u pyet se përse qëlloi të atin, ai citohej të kishte thënë: “Nuk e di mendoj se duhet ta mbaroja punën deri në fund”.

Pak pas mesnatës e bija e Seth Carnes thërriti numrin e emergjencës 911, duke njoftuar për vrasjen e gjyshit, sipas dokumente të publikuara nga zyra e sherifit të qytezës Williamson.

Kur erdhën në adresë oficerët u gjetën përballë Seth Carnes i cili doli jashtë me njërën dorë të ngritur lart dhe me tjetrën duke mbajtur kupën e kafes. Ai pranoi se kishte vrarë prindërit.

Ish-gjykatësi kishte plagë në dy krahët dhe në trup, ndërsa bashkëshortja e tij ishte qëlluar në qafë dhe në shpatull.


Viktima Alfred Carnes, bir i një agjenti të FBI, kishte lënë detyrën e gjykatësit në 2013 pas 24 vitesh.

Gruaja e tij Susan Carnes kishte qenë mësuese filloreje dhe familja ishin nga më të respektuarat në komunitet.

“Incidenti ka tronditur komunitetin veçanërisht pasi Alfred ‘Burt’ Carnes’ kishte një pozitë të vlerësuar si ish-gjykatës,” tha kreu i policisë John Foster. “Mendimet e lutjet tona shkojnë me miqtë e familjarët e viktimave”.

Zyrtarët nuk kanë dhënë të tjera motive për vrasjen teksa autori Seth Carnes po mbahet në paraburgim në Williamson. Vrasja në shtetin e Texas dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje.

 

FOTO GALERI
1/3
Viktima Alfred Carnes, bir i një agjenti të FBI, kishte lënë detyrën e gjykatësit në 2013 pas 24 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA