Çështja e armëve, barutit që nga 200 deri në 300 tonelata transportohej me anije për t’u shitur në Belgjikë, apo se si u përzgjodh kompania amerikane SAC në këtë proces ishin kryefjala e rrëfimit të Ylli Pinarit.

Si ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”, Pinari foli në procesin ndaj Fatmir Mediut duke ju përgjigjur jo vetëm prokurorit të SPAK por edhe direkt ish-ministrit të Mbrojtes. Ky i fundit kërkoi të dinte nëse kishte qenë si ministër në Gërdec. Pinari deklaroi “atë e dini ju, por në dijeninë time jo”. Si një nga 29 emrat e gjykuar në Gërdecin numër 1 dhe i dënuar për shpërdorim detyre, Pinari ishte i qartë për Gërdecin kur kujtoi se nuk ishte MEICO autoriteti që e përzgjodhi, ashtu si për kompaninë për të cilin kompetencat i takonin ushtrisë

Por riekspertimin se përse ndodhi Gërdeci kërkon përgjigje dhe i akuzuari Fatmir Mediu i cili kërkon deklasifikim të dokumenteve.

“Unë i kam kërkuar presidentit të Republikës së Shqipërisë me shkrim që të më japë informacionin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, unë e kam këtë informacion. Por e kam kërkuar që ta marr si dokument zyrtar sa për pjesë të dosjes. Këtë informacion duhet ta kishte marrë prej kohësh, Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte shqyrtuar, prokuroria e cili ngriti çështjen. Jo për Fatmir Mediun, por për interesat e vendit, duhet të ketë një standard të diskutimit normal të çështjeve të sigurisë dhe nuk mund t’i lërë si gjëra që ndodhin rastësisht”, u shpreh Mediu.

Duke kujtuar 12 vizitat e Patrik Henrit i cili si president i kompanisë SAC ishte i  bindur për fitimet që sillte demontimi I fishekëve prej tunxhi , Pinari shtoi se ra në kontakt me të përmes e-mailit. Llogaritë ishin bërë të demontoheshin 400 milionë fishekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA