PAMJE të rënda/ Maskat sulmojnë studion televizive gjatë transmetimit LIVE në Ekuador! Stafi shtrihet përtokë…

09/01/2024 21:25

Një grup burrash të armatosur kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Mediet e huaja bëjnë me dije se transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni TC në qytetin e Guayaquil u ndërpre të martën nga grupi i armatosur, të cilët ishin të pajisur me maska në kokë.

Stafi u detyrua të shtrihej barkas në dysheme, përpara ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, pasi një udhëheqës i dënuar bande u zhduk nga qelia e tij e burgut.

 

Top Channel