Një brigadier është nën hetim pasi nuk kontrolloi gjendjen e minierës në Bulqizë, ku si pasojë u lëndua një punëtor.
Në orët e pasdites së datës 08.01.2024, gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi L.D., 50 vjeç, (me profesion vagonist në minierë), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për një shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel