“Lufta e Gazës nuk do përhapet”, Blinken: Krerët arabë s`do ta lejojnë, Turqia do të..!

09/01/2024 13:16

Në misionin e tij për të penguar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më gjerë në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shfaqet besimplotë.

Në udhëtimin e tij të katërt në rajon brenda tre muajsh, kreu i diplomacisë amerikane ka marrë duket zotimin e liderëve arabë atje për të mos e lejuar një skenar të tillë. Udhëheqësit në Lindjen e Mesme janë të vendosur për të penguar përhapjen e konfliktit të Gazës dhe ekziston një pajtueshmëri mbi nevojën për të “hartuar një rrugë politike përpara për palestinezët”, u shpreh ai.

“Bregu Perëndimor dhe Gaza duhet të bashkohen nën qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët. E ardhmja e rajonit duhet të jetë integrimi, jo ndarja dhe konflikti. Për të realizuar këtë, ne duhet të shohim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, tha Blinken.

Në një linjë qëndrimi me kreun e DASH-it, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman theksoi rëndësinë e ndalimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe nevojën për të krijuar kushte për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit. Synimi i kësaj përpjekjeje është garantimi i të drejtave legjitime të popullit palestinez dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme.

Blinken shtoi se katër vende arabe dhe Turqia po kështu kanë rënë dakord të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pas konflikti si dhe në qeverisjen e këtij territori, të shkatërruar në masë të madhe nga bombardimet izraelite në tre muajt e fundit. Të gjitha këto vende sipas tij, kanë rënë gjithashtu dakord të përdorin ndikimin e tyre për të frenuar zgjerimin e luftës së Gazës në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, i cili jo vetëm do të ishte shkatërrues për rajonin, por do të kishte pasoja negative në tregtinë dhe ekonominë globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA