Një grup kriminal është goditur në Durrës, ku shisnin lëndë narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi” u bë e mundur arrestimi i tre pjesëtarëve të këtij grupi dhe po vijon puna për arrestimin e të tjerëve, tashmë të identifikuar nga policia.
Gjithashtu janë sekuestruar 5 kg kanabis, të gatshme për t’u ndarë në doza me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Personat e arrestuar janë: A. J., 50 vjeç dhe A. J., 24 vjeç, babë e bir, të dy banues në Fushë Krujë, dhe shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.
Top Channel