Vrasja e 14-vjeçarit pas sherrit, Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në vend
20/11 17:20
Një ditë pas propozimit si ministër, Blendi Gonxhe ka mbërritur në Shëngjin për t’u bërë pjesë e mbledhjes dy ditore informale të qeverisë.
Inovacioni është një prej çështjeve prioritare për t’u diskutuar.
Kjo është arsyeja e pjesëmarrjes në mbledhje të Blendi Gonxhes, krah drejtoreshës së AKSH-së, zonjës Karçani.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një ministrie të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. Drejtimin e kësaj qeverie ia besoi Blendi Gonxhes, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.
Top Channel